Kryefjala Logo

Tronditet Tirana:Qëllohet mbi një 15-vjeçar, detajet e para

31 Janar, 2025 | 9:16 am

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Fushë-Mëzez ku ka mbetur i plagosur një 15 vjeçar.

Policia njofton se ngjarja është regjistuar pak minuta më parë ndërsa nuk dihen ende rrethanat e plagosjes së të miturit me armë zjarri.

Siç raporton /Newsbomb.al/ 15-vjeçari i plagosur është dërguar tek spitali i Traumës ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nuk ka ende informacion se si paraqitet gjendja shëndetësore e të miturit.

Policia ka mbërritur në zonë ku po heton në lidhje me rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

“Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës një i mitur 15 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në Fushë-Mëzez. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”

Kjo është plagosja e dytë brenda një ore në kryeqytet. Rreth një orë më parë shtetasi Gentian Krasniqi është goditur me thikë te ‘’Rruga e Dibrës’’ nga nje person i cili ende nuk është identifikuar pasi është arratisur nga vendi i ngjarjes.

Të ngjashme