Kryefjala Logo

Trondit djali i biznesmenti Ruzhdi Hoxha që u gjetë i pajetë:”Ishte përdorues kokaine,bënte jetë të shthurur”

6 Nëntor, 2021 | 7:35 pm

 

Ditën e sotme ku u gjetë trupi i pajetë i biznesmenit,ku ka dyshime dhe spekulime se autori i vrasjes mund të jetë shoku i tij i ngushtë Fredi Rrushi,ndonëse ky i fundit e ka mohuar kategorikisht këtë akuzë,dalim në pahë dhe shumë informacione të reja.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka folur edhe djali i madh i biznesmenit,Saimir Hoxha,ditën që ka shkuar në komisariat për të denoncuar zhdukjen e të atit.

Ai u shpreh se bashkë me të afërmit e tij kanë kërkuar viktimën për katër ditë rradhazi,para se të shkonin në polici.

Djali i viktimës ka thënë se pasi ka pyetur të gjithë miqtë e të njohurit dhe të atit,ka marrë në telefon Fredi Rrushin,të cilit i kanë thënë se babanë e tij e kanë lënë në mesnatë në zonën e treshit në Tiranë dhe se do të vinte ta merrte një vajzë,një shoqja e tij sipas Fred Rrushit.

Gjithashtu ai është shprehur në komisariat se babai vet ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe bënte jetë të shthurur.

Të ngjashme