Kryefjala Logo

Transportonte emigrant të paligjshëm Policia e Lezhës arreston një 28 vjecar nga Durrësi në autostradën Milot-Morinë

4 Tetor, 2021 | 11:38 am

Një 28 vjecar me banim në Durrës është arrestuar pasi është kapur duke dhënë ndihmë për kalim kufiri të paligjshëm 8 emigrantëve. Ai u kishte premtuar se mund ti dërgonte në vendet e Bashkimit Europian.

Njoftimi i plotë i policisë

Mirditë/ Goditet një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vihet në pranga 1 shtetas që u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Shërbimet e Njësisë së Autostradës Milot-Morinë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe strukturat e DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në automjetin tip “Toyota” po transportoheshin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, organizuan punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjetit. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E.Ç., 28 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, është kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Njësisë Operacionale të Autostradës Milot-Morinë, në Rubik, Mirditë duke transportuar me automjetin e tij “ Toyota”, 8 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

——

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P.K., banues në Ungrej, Lezhë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases B.K.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”dhe ”Dhuna në familje “.

Të ngjashme