Lajme nga vendi
Tragjike, ndodheshin në autobusin që bëri aksident në Bullgari, shuhet familja katër anëtarëshe shqiptare, mes tyre dy të mitur binjakë
23 Nëntor, 2021 | 12:39 pm
Tragjike është ajo që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bullgari, ku një autobus me turistë nga Maqedonia e Veriut, u përfshi në një aksident, ku humbën jetën 46 persona dhe mbetën të lënduar 8 të tjerë.
Mediat në Maqedoninë e Veriut, shkruajnë se në mes të viktimave është dhe një familja Ahmeti me origjinë shqiptare.
Nga kjo familje, kanë humbur jetën 4 persona, prindërit dhe 2 fëmijët binjakë, përkatësisht Avni Ahmeti, i datëlindjes 1985, Xhihan Ahmeti, i datëlindjes 1986, Alban Ahmeti, i datëlindjes 2017 dhe Luan Ahmeti i datëlindjes 2017.