Kryefjala Logo

Tragjedi në Vlorë,nëna hidhet bashkë me fëmijën nga kati i pestë i pallatit,ndërruan jetë

26 Nëntor, 2021 | 2:20 pm

Një ngjarje tragjike është shënuar mesditën e sotme në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Një grua 35-vjeçe u hodh së bashku me fëmijën nga kati i pestë i pallatit ku jetonte.

Fatkeqësisht pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të banorëve për t’u ardhur në ndihmë, nëna dhe fëmija ndërruan jetë.

Një dëshmitar në vendin e ngjarjes ka treguar momentin kur nëna me fëmijën në Vlorë u hodhën nga kati i pestë i pallatit duke ndërruar jetë.

 “Ajo është hedhur nga kati i pestë. Ajo ka ardhur aty thjeshtë për të bërë këtë. Ishte bashkë me fëmijën. Kur janë hedhur dëgjova zhurmën dhe dola.

Të ngjashme