Kryefjala Logo

Trafik emigrantësh të paligjshëm,dy të arrestuar në Kukës

12 Nëntor, 2021 | 8:39 pm

Policia e Kukësit ka bërë të mundur arrestimin e dy personave të cilët akuzohen për dhënie ndihmë emigrantëve të paligjshëm.

Sipas uniformave blu gjatë kontrolleve, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Audi”,  me drejtues shtetasin K. C., i cili nuk i është bindur urdhrit të tyre, por është larguar duke braktisur automjetin, në afërsi të të cilit u konstatuan disa emigrantë të paligjshëm.

Ndërkaq arrestimi i tij është bërë nga Forcat “Shqiponja” janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur kapjen e tij në tentativë për t’u larguar në drejtim të Tiranës, me një automjet tip” Benz”.

Të ngjashme