Kryefjala Logo

Tjetër ngjarje,34-vjeçarja bie nga ura në Fier

21 Nëntor, 2021 | 5:31 pm

FNjë 34 vjeçare është rrëzuar nga një urë në fshatin Kuman, Roskovec duke rënë në kanal.

Sipas policisë ngjarja dyshohet se është aksidentale. Gruaja e rrëzuar ka përfunduar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

“Në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se është penguar dhe është rrëzuar aksidentalisht nga ura dhe ka rënë në kanal, shtetasja M. L., 34 vjeçe, banuese në fshatin Kuman, e cila ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve“, thotë policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kjo është ngjarja e 4 e rëndë e regjistruar sot, bashkë me ato në Sarandë, Durrës e Tiranë.

Të ngjashme