Kryefjala Logo

Tjetër minator i plagosur në minierat e Bulqizës

4 Mars, 2021 | 1:53 pm

Një 47-vjeçar është plagosur pas një aksidenti në minierën e Bulqizës.

Sipas informacioneve, 47-vjeçari me iniciale Y. Gj, është dërguar me urgjencë në spital.

Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekimin e nevojshëm.

Para disa ditësh një minator humbi jetën, ndërkohë që edhe një minator tjetër u plagos rëndë.

Minierat e Bulqizës kanë marrë jetën e shumë minatorëve dhe kanë lënë të plagosur me pasoja shumë të tjerë.

Pavarësisht protestave, grevave dhe kërkesave të vazhdueshme, minatorët vazhdojnë të qëndrojnë në kushte të mjerueshme.

Të ngjashme