Lajme nga vendi
Tjetër aksident në minierën e Zamir Manes, 30 vjeçari dërgohet me helikopter në Tiranë
24 Mars, 2021 | 5:05 pm
Një tjetër aksident është rëndë është shënuar në thellësi të nëntokës në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të Mërkure në galeritë e minierës më të madhe të Bulqizës që menaxhohet nga kompania Albchrome.
Burime bëjnë me dije se 30 vjeçari E.B me detyrë fadromist nëntoke ka qenë duke punuar në një nga galeritë e minierës kur është aksidentuar. Ai është nxjerrë menjëherë nga kolegët jashtë galerisë ku e kanë transportuar në spitalin e Bulqizës.
Për shkak të plagëve të rënda, bluzat e bardha pasi i kanë dhënë ndihmën e parë, kanë kërkuar ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë, duke bërë të mundur transportimin e 30 vjeçarit në spitalin e traumës në Tiranë.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa kanë nisur hetimet.
Gjatë javëve të fundit në galeritë e Bulqizës kanë ndodhur edhe 3 aksidente të tjera, njëri prej të cilëve me pasojë humbje jete njerëzore.