Lajme nga vendi
Tirane/Makina perplaset me pemen, plagoset nje vajze shtatezene
2 vite më parë


Detaje tragjike nga aksidenti i sotëm në Tiranë, ku një makinë përplasi një kalimtare teksa ecte në trotuar.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko”, në zonën e Porcelanit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se vajza e plagosur, rreth 30 vjeç, e cila u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës, është shtatzënë. Sipas Policisë, 19-vjeçari me inicialet J. B., teksa drejtonte mjetin tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar ku ka përplasur kalimtaren dhe më pas është përplasur me pemën.
Mësohet se goditja ka qenë e fortë, ndërsa në vendin e ngjarjes shiheshin edhe njollat e gjakut të kalimtares së plagosur.