Kryefjala Logo

Tiranë – arrestohet siriani me shtetësi shqiptare, u kap me armë e municione

10 Shtator, 2021 | 10:40 am

Efektivët e Komisariatit Nr.1 në Tiranë, pas kontrolleve të shtuara në vend me patrullat për të parandaluar veprimtaritë kriminale, kanë bërë të mundur arrestimin e një shtetasi shqiptar nga Siria  24-vjeçarin Wasim Hajjaz me të kaluar kriminale.

Në rrugën “Fuat Toptani” është evidentuar që ky shtetas sapo ka parë policinë është larguar me vrap duke bërë që këta të fundit ta ndjekin dhe ta nautralizojnë. Gjatë vrapit personi hodhi sendet që mbante me vete: 2 armë zjarri pistoletë, municion luftara, 2 thika dhe një dorezë hekuri.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Kontrolle të shtuara në të gjitha qarkun, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

 

Goditet brenda javës një tjetër rast i armëmbajtes pa leje nga Komisariati i Policisë Nr. 1.

 

Vihen në pranga një 24-vjeçar, me precedent të mëparshëm penal, i cili gjatë ndjekjes nga Policia, hodhi sendet e kundraligjshme që posedonte me vete.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, njëra me silenciator, municion luftarak, 2 mjete prerëse (thika), 1 përforcues grushti dhe sende të tjera të kundraligjshme.

 

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 , në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative në rrugën “Fuat Toptani” kanë ndaluar për kontroll një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin W. H.

 

Shtetasi W. H, sapo ka parë sherbimet e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap, duke hedhur sendet e kundraligjshme që posedonte, por është kapur dhe prangosur nga Policia.

 

Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të territorit ku u konstatua ky shtetas, kontrollit fizik dhe të automjetit, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoleta, njëra me silenciator, municion luftarak, 2 mjete prerëse (thika), 1 përforcues grushti, një kapele me mbishkrimin Policia.

 

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” i shtetasit W. H., 24 vjeç, i dënuar më parë për veprat “Trafikimi i qenieve njerëzore” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.

 

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna intensive për zbardhjen e qëllimit që kishte ky shtetas që qarkullonte me armë zjarri me vete.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Të ngjashme