Lajme nga vendi
Tirana në alarm/ Grabitësit përdorin Spraj për t’i vënë në gjumë qytetarët
16 Qershor, 2021 | 8:23 pm
Policia e Tiranës prej disa kohësh është vënë në ndjekje të një grupi kri-minal që operon në kryeqytet duke grabitur banesat.
Shumica e vjedhjeve deri më tani raportohet të jenë bërë pasi bie nata.
Banesat e grabitura kanë qenë të shumta, ndërsa prej katër muajsh ndjekje, policia ende nuk ka identifikuar anëtarët e këtij grupi, por ka mundur të mbledhë disa prova.
Ata hyjnë me forcë dhe përdorin një solucion në formë spraji për t’i vënë në gjumë pjesëtarët e familjes.
Kryesisht vjedhin para, bizhuteri apo dhe vegla të ndryshme pune.
Dyshohet se vjedhjet e shumta që bëhen gjatë natës kryen nga e njëjta ‘dorë’, për shkak të taktikës që përdoren në të gjitha rastet.
Zonat më te ekspozuara, janë ato të cilat janë më pak të populluara, siç ishte rasti i Bërxullës pak ditë më parë, ku banorët deklaruan se dyshonin se hajdutët i vinin në gjumë dhe më pas kryenin vjedhjet.