Lajme
Tirana: E moshuara gjendet 6 muaj pasi kishte nderruar jete ne nje shtepi me qera
29 Janar, 2021 | 5:04 pm
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në Tiranë, pasi një 73 vjeçare është gjendur e pajetë pas 6 muajsh në banesën e saj.
Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin ‘Gjergj Fishta’, pranë një picerie, ku në bodrumin e pallatit që ishte përshtatur si banesë është gjetur e vdekur 73-vjeçarja Neriban Makri, e cila jetonte e vetme me qira në këtë bodrum.
Nga veprimet e kryera rezultoi se kufoma ishte në gjendje tejet të dekompozuar dhe dyshohet se, ka ndërruar jetë para rreth 6 muaj, për shkaqe natyrale.
Gruaja nga Vlora, e pamartuar jetonte në një ambient me qira.
Ishte pronarja e shtëpisë ku jetonte e moshuara që ka zbuluar ngjarjen e tmerrshme, pasi kishte shkuar për ta parë të moshuarën.
Ajo ka zbuluar se e moshuara kishte ndërruar jetë prej kohësh. Mësohet se qiranë ia paguante një shoqatë.
Syri.net