Kryefjala Logo

Thellohet skandali i logos së TKOB: Zana Çela dhe studio fituese bashkëpuntorë prej vitesh!

14 Shkurt, 2021 | 9:59 pm

Në datën 9 shkurt të këtij viti, Teatri i Operas dhe Baletit dhe Ansambli Popullor u vë në shënjestër të kritikave për shkak të bërjes publike të logos së re të këtij institucioni që rezultoi e vjedhur.

Logoja që tashmë është aplikuar në faqet zyrtare të TKOBAP është e marrë nga një faqe logosh në internet, cc’ka solli edhe një reagim masiv në rrjet dhe jo vetëm.

Sipas institucionit të fjalë, logoja është pjesë e një programi të plotë ri-brandimi të TKOBAP dhe kompania fituese, PikaPro ka marrë përsipër të menaxhojë faqet e institucionit dhe ccdo formë tjetër marketingu nën koston e rreth 18 milion lekë të rejave.

Përpos gjithë reagimit, kryetari i komisionit përzgjedhës Helidon Haliti u shpreh ndër të tjera për ABC News se logoja duhej pranuar tashmë pasi kishte bërë xhiron e rrjetit dhe është e njohur nga njerëzit.

Ndonëse është ngritur një komision hetimi për këtë plagjaturë, drejtoresha e TKOB, Zana Cela akoma nuk është shprehur për këtë ngjarje të shëmtuar… dhe ne mund ta mirëkuptojmë sado pak.

Kjo pasi drejtoresha Zana Cela dhe Pika Pro nuk janë të panjohur për njëri-tjetrin.
Kompania Pika Pro aktualisht, përvecc ëeb-it të TKOB, ka ndryshuar dhe menaxhon ëeb-in e Festivalit Marie Kraja, një festival ky gjerësisht i njohur si Festivali i Zana Ccelës, pasi është themeluar dhe drejtuar nga drejtoresha e TKOB.

Jo vetëm kaq, por Pika Pro ka bërë faqosjen e këtij festivali privat në vitin 2016, vit kur Zana Cela akoma ishte drejtoreshë artistike e festivalit të saj.
Bashkëpunimi i Pika Pro dhe Zana Celes duket se i ka kaluar kufinjtë e një bashkëpunimi privat duke hyrë edhe brenda konkursit të TKOB. është e qartë se drejtuesja e këtij institucioni ka qenë në konflikt interesi që në nisje të këtij konkursi, ndonëse de juro nuk është më drejtuese e festivalit “Marie Kraja”.

Mos kemi të bëjmë me një aferë korruptive në instancën më të lartë të kulturës shqiptare?

Institucioni më i rëndësishëm i artit dhe kulturës në vend akoma nuk ka publikuar arsyet pse Pika Pro është fituese e konkursit në fjalë, nuk ka bërë publike renditjen e ploë të konkurrentëve, nuk ka bërë hulumtimin elementar për të shmangur plagjaturën dhe mbi të gjitha, nuk është treguar transparent në këtë konkurs.

https://www.youtube.com/watch?v=ml-Awf557wo
E15D8EE2 E3D3 4139 BF4C C15F68BAD0AB2A56ACD2 3DAB 42CD 9DEC 89801039BF4AD649645D 2644 4260 A2BD 01163B28AEF0
BD063EF4 DD57 4BC6 B240 15C79B8152E4

Të ngjashme