Kryefjala Logo

Tetori këtë vit vjen ndryshe, ja si do të jetë moti këtë fundjavë

1 Tetor, 2021 | 12:39 pm

Gjatë fundjavës përgjithësisht moti do të jetë i qendrueshëm. Ditën e shtunë, vranësirat do të përqendrohen në jug aty ku do të ketë reshje të izoluara e të dobëta shiu.
Në pjesën tjetër të vendit, do të mbizotërojnë orët me diell.
Po kështu, edhe të dielën do të ketë mot me diell e vranësira kalimtare të larta shtresore. Era, do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, duke u shoqëruar më valëzim të forcës 2.
Temperaturat do të pësojnë ndryshime gjatë ditës si më poshtë.
Dëshirojmë për ju një fundjavë të bukur në magjinë e vjeshtës së artë!
244035453 1259236591182344 6661798637916997845 n 243931625 1259236584515678 2834122868479779793 n

Të ngjashme