Lajme
Terrorr në familjen e efektivit në Tiranë.Qëllojnë me armë drejt banesës
3 Nëntor, 2021 | 12:56 pm
Ilir Pica, efektivi i Policisë Rrugore Mat është kërcënuar me jetën e tij dhe të familjarëve. Mësohet se vetë efektivi ka bërë kallëzim në Policinë e Shtetit ku ka denoncuar se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt shtëpisë së tij.
Si pasojë e të shtënave nuk ka pasur persona të lënduar dhe as dëme materiale, por familja e efektivit është terrorizuar dhe ndihet e kërcënuar për jetën.
Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar autorët në banesën e Picës për të qëlluar me armë, por dyshohet se bëhet fjalë për ndonjë konflikt për shkak të detyrës.
Ai vet është shprehur se nuk ka pasur konflikte me askënd.