Lajme nga vendi
Tërmet 4.7 ballë në Maqedoni, ndihen lëkundje të forta edhe në Shqipëri
12 Mars, 2021 | 11:57 pm
Një tërmet 4.7 ballë i shkallës Rihter ka rënë në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut, afër kufirit me Shqipërinë.
Epiqendra saktësisht ka qenë mes Mavrovës e Gostivarit ndërsa lëkundjet janë ndier në juglindje dhe deri në Peshkopi të Shqipërisë dhe në Kosovë.
Më pas ky tërmet, u pasua dhe nga një lëkundje prej 4.4 ballë të shkallës Rihter. Deri tani nga mediat maqedonase nuk raportohet të ketë dëme nën njerëz.