Kryefjala Logo

Terhiqen nga morgu 4 trupat e turisteve rus qe humben jeten ne Qerret

22 Tetor, 2021 | 11:12 am

Trupat e turistëve rusë të cilët humbën jetën në një hotel në Qerret janë tërhequr nga morgu i Tiranës.

Burime për mediat bëjnë me dije se trupat e tyre u tërhoqën nën prezencën e e përfaqësuesve të ambasadës ruse rreth orës 01:00 pas mesnate.

Kujtojmë se dy gra dhe dy burra u gjetën të pajetë brenda saundës së hotelit “Gloria Palaçe” në Qerret. Çifti i bashkëshortëve Nataliia dhe Sergei Burenkov përkatësisht 58 dhe 60 vjeç, vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe partneri i saj Nikita Belousov, 37 vjeç u gjetën të pajetë në dhomën e saunës të resortit luksoz, rreth orës 23:00 një javë më parë.

Turistët ishin pjesë e grupi rusësh dhe ukrainasish që kishin zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet këtë vjeshtë, por fatkeqësisht gjetën vdekjen. Së bashku me miq të tjerë, ata kishin qenë në Ohër të Maqedonisë së Veriut ku dhe kishin drekuar, ndërsa darkën kishin vendosur që ta kalonin në kompleksin turistik.

Madje gjatë ditës, ata kishin rezervuar me telefon dhomën e saunas me xhakuzi që ndodhet në katin e nëndheshëm të hotelit.

Ndërkohë Prokuroria e Kavajës këtë rast do ta hetohet si vrasje në rrethana cilësuese.

Të ngjashme