Kryefjala Logo

Tensionet kufitare Kosovë – Serbi, reagon Presidenti Ilir Meta

22 Shtator, 2021 | 11:58 am

Kosova dhe Serbia po hyjnë në një fazë delikatë të marrëdhënieve midis tyre. Vendosja taksës nëpërmjet targës nga nxitur tone të ashpra midis zyrëtarëve të Beogradit dhe Prishtinës. Kurti ka thën se ky problem duhet të zgjidhet nëpërmjet vullnetit reciprok të palëve duke kujtuar që serbët gjithashtu kanë taksën e targës për shtetasit e Kosovës.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar duke bërë thirrje për dialog midis dy vendeve. Meta ka kërkuar ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

“Ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe e integritetit territorial të Republikës së Kosovës është faktor kyç për konsolidimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon dhe baza e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me Serbinë.

Në këtë frymë palët duhet të kapërcejnë tensionet, të vijojnë dialogun dhe t’u përmbahen detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura nga të dy vendet me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA”, shkruan Meta.

Të ngjashme