Lajme nga vendi
Telefonata që çoi policinë në vendngjarje. Historia e Zbulimit të trupit të vajzës në Shkodër
1 Qershor, 2022 | 11:18 am

Ditën e djeshme,lajmi i një vajze që u gjend e pajetë në anë të rrugës tronditi opinionin publik.
E reja quhet Leze Qosja,37-vjeç nga Tropoja dhe banuese në Dobraç të Shkodrës.
Vetëm dy javë më parë kishte qënë motra e saj e cila kishte kallëzuar në polici mungesën e saj sepse Lezja kishte dalë nga shtëpia për të mos u kthyer më.
Trupi i saj i pajetë është gjetur i dekompozuar pjesërisht dhe sipas NewsBomb.al po pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të hedhur dritë mbi atë çfarë ka ndodhur vërtet.
Ai që ka parë trupin ishte një banor i zonës dhe menjëherë ka njoftuar policinë e cila ka shkuar në vendngjarje dhe pas disa verifikimesh ka zbuluar se është vajza që prej disa ditësh po kërkonin.
U vu re se në trup,37-vjeçarja kishte lëndime dhe dyshimet e para tregojnë se trupi nuk ka më shumë se një javë në zonën e livadheve ku u gjet.
Policia dhe Prokuroria po hetojnë se ku ka qënë Leze Qosja më herët pasi e motra e ka shpallur të humbur dy javë më parë.
Motra e të ndjerës ka treguar se Lezja vuante nga depresioni dhe ndoshta kjo ka qënë arsyeja e largimit të saj nga shtëpia.