Lajme
Të shtunën studentët paralajmërojnë protestë kundër vaksinimit të detyruar
2 Shtator, 2021 | 3:10 pm
Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe më pas të Komitetit Teknik të Ekspertëve, për vaksinimin e detyruar të disa grupeve siç jane studentët, ka ardhur reagimi i disa prej këtyre të fundit.
Në rrjetin social, faqja “Studentet denoncojne” , është lajmeruar për një protestë ditën e shtunë e që do të vazhdojë dhe të shtunat e tjera.
Për të mundesuar zhvillimin e mesimit ne auditore këtë vit studentëve do tu kërkohet certifikata e vaksinimit.
Protesta do të mbahet kundër detyrimit tëvaksinimit pasi sipas tyre është e drejta e kujtdo qe me trupin e tyre te veproje si te deshiroje. Pikenisja do të jetë në sheshin “Skënderbej” ora 11:00.
Më herët ka pasur njoftime për protesta nga Alfred Cako dhe pjestar te shoqerise civile per daten 11 shtator.