Lajme nga vendi
Të shtëna me armë në Tiranë, një i vdekur dhe një i plagosur
2 vite më parë


Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e të premtes në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës.
Për pasojë, një person ka humbur jetën, i cili dyshohet të jetë qëlluar nga i kunati si dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Mësohet se në drejtim të vendit në lokal ku ishte ulur viktima është qëlluar 4-5 herë me armë Ndërkohë, vendi i ngjarjes është rrethuar nga forca të shumta policie.
Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.