Kryefjala Logo

Tap në timon,përplasi një makinë dhe la një grua të vdekur

6 Nëntor, 2021 | 1:47 pm

 

Mbrëmjen e djeshme është arrestuar 31-vjeçari i cili akuzohet si shkaktar i një aksidenti,ku si pasojë humbi jetën një grua.

Raportohet se 31-vjeçari e ngiste makinen e tij tip”Audi” në gjëndje të dehur.

Si pasojë ai është përplasur me një makinë tip “Volksuagen” me drejtues P. Çangu dhe pasagjere bashkëshorten e tij, Xhume Çangu e cila ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:
“A. Ç., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Audi” në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Volkzvagen” me drejtues shtetasin P. Ç., si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit P. Ç., 68 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka gjetur vdekjen bashkëshortja e tij, shtetësja Xh. Ç., 67 vjeç.”

Të ngjashme