Syri.net merr drejtorin e ABCnews.al?

7 muaj më parë

Syri.net tashmë prej disa kohësh i kthyer edhe në televizion është bërë një ndër kanalet më konkuruese në treg dhe është gjithnjë në kërkim të më të mirëve.

Sëfundmi ata kanë marrë nga televizioni Ora, Sonila Meçon, teksa nuk janë ndalur me kaq ku kanë hedhur grepat edhe disa metra larg Ora News tek ABC.

Burime për Maska.al bëjnë me dije se Syri.net është shumë pranë edhe drejtorit të Abcnews.al, Emirion Senja, të cilit i kanë bërë një ofertë të pa rezistueshme.

Burime të Maska.al pranë Syri.net konfirmojnë që oferta është pranuar dhe shumë shpejtë do të vijë edhe “zyrtarizimi”.

ABC dhe Syri janë dy media rivale, ku kanë pasur një “luftë” edhe sa u përket portaleve. ABC ka disa që është një ndër mediat për të mos thënë media më e klikuar ne vend.
Kjo ka bërë që drejtuesit e Syrit të hidhen në lëvizje, duke ‘joshur’ drejtorin e web-it.

Të ngjashme