Kryefjala Logo

Soreca: 50 ekipe te BE dhe Zvicres kane ardhur te monitorojne zgjedhjet ne terren

25 Prill, 2021 | 9:26 am

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca shprehet përmes një postimi në twitter, se 50 ekipe të BE dhe Zvicrës do të monitorojnë procesin e zgjedhjeve në terren

“Dita e Zgjedhjeve! Qytetarët shqiptarë po votojnë sot për Parlamentin e ri. Delegacioni i Bashkimit Evropian, Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian dhe ambasada e Zvicrës kanë vendosur 50 ekipe në terren për të ndjekur procesin e votimit dhe numërimit. BE qëndron pranë të gjithë shqiptarëve në Ditën e Zgjedhjeve!”- shkruan Soreca.

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka qenë sot në shkollën “Dora d’Istria” në kryeqytet për të parë nga afër procesin e votimit. Ambasadori Soreca ka pyetur komisionerët për procesin e deritanishëm dhe iu ka uruar punë të mbarë. Ndërkohë ai iu kujtoi se ka shumë njerëz nga jashtë Shqipërisë që po ndjekin zhvillimet duke iu kërkuar të bëjnë sa më mirë punën e tyre.

“Ne do të jemi të pranishëm në të gjithë Shqipërinë por do doja ta fillonim ditën këtu me një këtë sistem të ri votimit. Ne do të shikojmë punën tuaj. Dëshiroj që ta dini që ka shumë njerëz që po ndjekin zhvillimet nga jashtë Shqipërisë. Nuk është se dua t’ju vë në presion, por pak që ta kuptoni që punën tuaj ta bëni sa më mirë”, deklaroi Soreca.

Të ngjashme