Lajme nga vendi
Socialisti i guximshem Ditmir Bushati, i vetmi qe kundershtoi Ramen, tani kryetar vezhguesish ne OSBE
11 Korrik, 2021 | 12:30 pm
Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, do të jetë udhëheqësi i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së për zgjedhjet parlamentare në Moldavi, pas emërimit nga Kryetarja e radhës së OSBE-së, ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde .
Sipas TPZ.al, keto zgjedhje po monitorohen nga një numër i madh vëzhguesish ndërkombëtar të OSBE-ODIHR, Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës.
“Shpresojmë që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës do t’i japin një mundësi Moldavisë që t’i japë fund bllokimit politik për të hapur rrugën e reformave. Së bashku me partnerët tanë nga ODIHR, Parlamenti Europian dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, ne shpresojmë të ndihmojmë Moldavinë në angazhimet e saj demokratike”, është shprehur Bushati.
Më herët Bushati u prit në një takim nga Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, Kryetarja e Parlamentit, Zinaida Greceanii dhe përfaqësuesit e partive politike kryesore që do të marrin pjesë në këto zgjedhje.
Të hënën, misioni vëzhgues ndërkombëtar që udhëhiqet nga Bushati do të bëj të njohur për publikun gjetjet dhe konkluzionet paraprake për procesin zgjedhor të 11 Korrikut në Moldavi.