Kryefjala Logo

“Skifter” i portofolave, arrestohet 16 vjeçari në Fier

24 Nëntor, 2021 | 4:50 pm

Një 16 vjeçar është arrestuar në Fier pasi ka kryer disa vjedhje, kryesisht bëhet fjalë për portofola.

“Vijon puna për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i cili u vodhi paratë 3 shtetaseve në qytetin e Fierit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit O. M., 16 vjeç, banues në Drizë”, thotë policia.

Të ngjashme