Kryefjala Logo

Skema për azil? Autori i vendosjes së eksplozivit në makinë është vetë vëllai i kreut të Sindikatës së Minatorëve

28 Gusht, 2021 | 12:02 pm

 

Dje në datën 27 gusht 2021, një sasi eksplozivi iu vendos makinës në pronësi Kryetarit të Sindikatës së Minatorëve në Bulqizë , Elton Debreshi. Gjithashtu Debreshi kandidoj për deputet në zgjedhje e 25 prillit duke mos mundur të fitonte mandatin.
Pas shpërthimit të ndodhur rreth orës orës 01:00 në fshatin Dushaj në lagjja “Kodra e Danit”, reagimet e para nga aktivistë por dhe në opinionin publik, hidhnin dyshime për një kërcënim pasi kreu i kësaj sindikate është në përballje të vazhdueshme me nga kompanintë e nxjerrjes së mineraleve në minierat e Bulqizës për sa I përket statusit të minatorit dhe administrimit të sigurisë.
Nga veprimet e policsë bëhet e ditur se është arrestuar shtetasi 29 vjecar, A. Debreshi, vetë vëllai i pornarit të mjetit . Po aludohen disa pista kur ndër to mendohet se mund të jetë një skemë për të përfituar azil politik diku në vendet e Bashkimit Europian nëpërmjet justifikimit se në Shqipëri Elton Debreshit i rrezikohet jeta nga kërcënimet si pasojë e aktiviteti të tij social dhe politik.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore”. pa leje e lëndëve plasëse” dhe Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore”.

Të ngjashme