Kryefjala Logo

Skandaloze/ Burreli mungesë të energjisë elektrike edhe pse jemi në vitin 2021

26 Janar, 2021 | 12:05 am

Banorët e qytetit të Burrelit, më saktë komunës Komsi janë ndër personat që e vuajnë më shumë motin e keq.

Sapo në zonë të fillojë një erë e lehtë apo një shi ndoshta edhe jo i rrëmbyshëm dritat fiken menjëherë. Kjo është një situatë që po bëhet shumë problematike dhe shqetësuese pasi jemi në vitin 2021 dhe ato akoma shpresojnë që të kenë drita në shtëpitë e tyre 24 orë.

Pasi bëri në disa zona fushatë që në mandatin e tretë rilindja do të siguronte uji 24 orë, tashmë duket se edhe për në Burrel e ka gjetur se me ccfarë do t’i kërkojë votat, “Na jepni votën dhe ju premtojmë drita 24 orë”.

Bëhet me dije se vetëm ditën e sotme energjia elektrike është ndërprerë të paktë 3 herë. Dhe sa i përket motit nuk është aspak shqetësues.

Të ngjashme