Kryefjala Logo

Skandali tek Shefqet Ndroqi, gjykata e Apelit liron dy bashkepuntoret e Tires

11 Mars, 2021 | 12:41 pm

Gjykata e Apelit ka liruar dy infermieret e spitalit Shefqet Ndroqi, Sheqerije Koçi dhe Mira Bushi.

lg.php.gif

lg.php.gif

Këta të fundit akuzuan si bashkëpunëtore të Tire Alldervishit. Nga masa arrest me burg, dy infermieret u liruan nën masën detyrim paraqitje. Më herët kujtojmë se Apeli ka liruar dhe një sanitare dhe infermiere, të spitalit Shefqet Ndroqi, më konkretisht infermieren Sidorela Kola dhe sanitaren Rukie Hoxha.

lg.php.gif

lg.php.gif

Gazetarja Klodiana Lala, raportoi para disa kohësh për “BalkanWeb”, se infermieret, Sheqerije Koçi, Sidorela Cela, Mira Bushi dhe sanitarja Rukije Hoxha dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtore të Tire Alldërvishit, sanitares së spitalit COVID-2 që shtirej si infermiere dhe i zhvaste para familjarëve të pacienteve të sëmurë.

lg.php.gif

lg.php.gif

Sipas Lalës, infermieret dhe sanitarja në fjalë, dyshohet se kanë fshirë komunikimet me Alldervishin për të fshehur provat. Infermieret dhe Tirja, u akuzuan asokohe për shpërdorim detyre dhe mashtrim.

lg.php.gif

Në fillim u zbulua sanitarja Tire Alldervishi e cila duke u hequr si infermiere i kishte zhvatur familjares së një pacienteje 8 milionë lekë të vjetra, duke mos i shërbyer nënës së saj.

Të ngjashme