Kryefjala Logo

Skandali me kryegjyqtaren e Elbasanit, reagon Ministrja Gjonaj: Të merren masat, të hetohet gjendja parsurore

31 Maj, 2021 | 12:56 pm

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka kërkuar ditën e sotme nisjen e menjëhershme të hetimeve për kryegjyqtaren e Elbasanit, Enkelejda Kapedanit, pas skandalit me videot e publikuara në TikTok.

Ministrja pretendon se qysh prej dhjetorit 2019, ajo i ka kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal.

Më tej Ministrja Gjona sulmon gjyqtaren, duke u shprehur se kjo sjellje është tipike e atyre që nuk e kanë kaluar vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda!

“Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit dhe për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal.

Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje. Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda! ReformaNukDoNdalet dhe kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund!”, shkruan Gjonaj ne Twitter.

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani ka reaguar dy here këtë të hënë, pas publikimit të disa videove ku ajo shihet duke sfiluar nga gjykata apo duke lëvizur me makina të shtrenjta.

Kapedani e quan shpërndarjen e videove në TikTok një tentativë që i bëhet asaj për t’i prishur imazhin. Ajo ndër të tjera thotë se ndihet keq për publikimin e atyre videove./Fax/

Të ngjashme