Kryefjala Logo

Skandali i maratonës së Erion Veliajt. Adoleshentët atletë shtyhen drejt alkoolit me reklama të birrës Heineken.

16 Tetor, 2021 | 2:11 pm

U zhvillua sot maratona “Fun Run” e promovuar nga kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në faqet e tij në rrjetet sociale. Mes garuesve kishte edhe shumë adoleshentë të cilët edhe u vlerësuan me medalje. Medaljet u dorëzuan nga zv ministri i arsimit dhe sporteve Olti Rrumbullaku. Deri këtu duket një situatë tipike propagande ku nëpërmjet vrapit zyrtarët kërkojnë të arrijnë në vëmëndjen e të rinjve, pa dhënë llogari pse në fakt bashkia nuk mendon për parqe të gjelbëruara në qytet dhe për rrugë  me gjelbërim në vend të betonit që po mbyt qytetin. Por propaganda e Erion Veliajt dhe Ministrisë së arsimit dhe aportit nuk ka meshirë  të përdorë adoleshentët në evente ku sponsor janë ndër të tjera edhe kompani alkooli si rasti i birrës Heineken.

Shikohet qartë në foto dhe video se adoleshentët janë fotografuar pa asnjë kujdes me posterat e birrës ne sfond. Alkool apo sport? Apo thjesht dinjiteti dhe shëndeti i adoleshentëve nuk i intereson Erion Veliajt dhe i përdor si ushtarë për qëllime propagande. Kush prind do dëshironte që fëmijët adoleshentë të shtyhen drejt reklamave të alkoolit në këtë  moshë delikate? Le të reagojnë para se të jetë shumë vonë.

Të ngjashme