Kryefjala Logo

Skandali ditës! Mësohet se në Vlorë organizonin ndeshje me qenë gjatë natës

4 Nëntor, 2021 | 9:58 pm

 

Ditën e sotme është zbuluar nga ankesat e banorëve të një lagjeje të Vlorës se gjatë natës organizoheshin ndeshje me qenë prej muajve të tërë.

Mësohet se personi i cili ishte organizator i këtyre basteve është një veteriner,aktualisht zyrtar i lartë i mazhorancës në qytetin bregdetar.Edhe pse këto organizime janë të ndaluara me ligj,organizatorët vijojnë punën e tyre pa e vrarë mendjen.

Këto ndeshje përdorin kafshët e gjora për baste duke sulmuar njëra tjetrën brutalisht dhe në shumicën e rasteve finalizohet me ngrodhjen e njërës tyre.

Bashkia ka kontribuar miliona lekë për përkujdesjen e këtyre gjallesave të pafajshme dhe gjithashtu Shqipëria ka edhe një ligj të miratuar për mbrojtjen e këtyre kafshëve.

Të ngjashme