Kryefjala Logo

Situata nga moti,përmbytje,mjegull,rënie gurësh,policët:Ulni shpejtësinë,shmangni manovrat e rrezikshme

28 Nëntor, 2021 | 8:34 pm

Për shkak të motit të keq në disa akse rrugore ka prezencë të ujit, në disa segmente rurale ka rënie dheu e gurësh dhe prezencë të mjegullës.

Nisur nga kjo situatë, policia rrugore njofton se po merren masa për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe vijueshmërinë e qarkullimit të automjeteve.

Po ashtu, thirrje u bëhet drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes duke ulur shpejtësinë dhe duke mbajtur rripin e sigurimit për të shmangur aksidentetet e mundshme.

NJOFTIMI

“Për shkak të motit të keq, ku në disa akse rrugore ka prezencë të ujit në rrugë, në disa segmente rurale ka rënie dheu e gurësh dhe prezencë të mjegullës, Shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policisë në qarqe, po marrin masa për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe vijueshmërinë e qarkullimit të automjeteve.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes, të qarkullojnë me shpejtësi të ulët, të vendosin rripin e sigurimit, të mos kryejnë për asnjë arsye parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të tregohen të vëmendshëm dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë dhe të autoriteteve të tjera shtetërore për rastet e bllokimit të rrugëve apo devijimin e lëvizjes.

Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë në gadishmëri të plotë dhe prezent në të gjitha akset rrugore, për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në nevojë.

Të ngjashme