Kryefjala Logo

Shqiptarët kërkojnë burg për Vangjush Dakon

21 Shkurt, 2021 | 7:40 pm

Ura tek Vollga në Durrës ka filluar që të përkulet pasi nuk janë bërë llogaritet e duhura të peshës nga inxhinierët në momentin e ndërtimit dhe nxjerr në pah punimet skandaloze që bëhen në Shqipëri dhe sidomos në Durrës.

Për këtë shkak kanë filluar që të vendosin disa hekura që të mbajnë urën që mos të shembet. Nisur nga ky fakt blogeri i njohur Olti Curri ka publikuar në Instagram një sondazh ku pyeste nëse duhej që të shkonte në burg, Vangjush Dako, ish kryetari i bashkisë Durrës i cili edhe ka dhënë lejet për këto ndërtime skandaloze.

Pyetjes së bërë nga blogeri “Mendoni se Gjushi për këtë paçavure meriton” burg apo përgëzime nga mbi 7500 përgjigje 92% janë përgjigjur për burg, ndërsa 10% përgëzime.

Emri i Dakos është lakuar shpesh edhe për lidhjet e tij që ka me krimin dhe drekat e darkat që konsumonte me Avdylajt e famshëm të Shijakut të cilët kanë ndërhyrë drejt përdrejt në zgjedhje duke blerë vota për hesap të Rilindjes.

9600b25f 7c8c 45e5 8c17 a3f9bbda7a2f e1261793 70db 465f 9951 f6f7d6ad76f3

1ce145b5 f8fb 4f52 aaad 3212ce7f7b34 7815bcf9 6caf 4a55 b524 65112ba98999

Të ngjashme