Kryefjala Logo

Shqipëria përjeton tre tërmete të njëpasnjëshme, ja epiqendrat dhe magnituda

15 Shtator, 2021 | 11:01 am

Disa ditë më parë një tërmet me magnitudë 3.8 i shakllës Rihter u shënua me epiqendër 17 km larg Vlorës. Gjatë orëve të fundit tre lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti kanë goditur vendin tonë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Lëkundjet më të mëdha janë ndjerë 17 km në veri lindje të Koplikut, dhe 28 km në veri të Shkodrës, ku lëkundja ka qënë me magnitudën 4 ballë, të shkallës Rihter.

termete 1 1

Gjithashtu dhe 2 tërmete të tjerë konkretisht me magnitudë 3.4 dhe 2.1 kanë qenë me epiqendër në Veri-Lindje të Koplikut. Sizmologët shprehen se këto janë ngjarje të zakonshme dhe se nuk duhet të shqetësohemi për ndonje tërmet më të fortë që do të ketë pasoja.

Të ngjashme