Kryefjala Logo

Shpërthim në një servis celularësh në Tiranë

8 Nëntor, 2021 | 10:14 am

 

Një shpërthim ka ndodhur gjatë mbrëmjes në një servis celularësh në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, në rrugën “Thoma Koxhaj”, ku sipas policisë dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse në qepenin e një dyqani. Fatmirësisht s’ka persona të lënduar

“Një sasi e vogël lëndë plasëse  ka plasur në dyqanin në pronësi të shtetasit E. D, ku ka vetëm dëme të vogla materiale”, thotë policia.

Sherbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit  si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme