Lajme
Shperthen debati mes analistit Julian Zyla dhe blogerit Olti Curri. Olti: Shapkat e Rames i coi stafi, shqiptaret e prekur nga termeti s’kane para per shapka te reja!
10 Shkurt, 2021 | 12:07 am
Mbremjen e sotme, ne Opinion me Blendi Fevziun eshte diskutuar tema: Rama, Basha, Kryemadhi Lufte me video.
Biseda ka filluar me videon e kreut te Partise Demokratike Lulzim Basha, teksa gatuante dhe e ka postuar bashkeshortja e tij, e cila eshte krahasuar me nje foto te kryeministrit Rama, i cili ka veshur shapka kur ka shkuar tek shtepia e re e nje familje te prekur nga termeti.
Analisti Julian Zyla ka thene se shapkat ja ka dhene i zoti i shtepise dhe eshte nje rastesi momenti qe eshte shkrepur foto por nuk eshte dicka e menduar per PR te kryeministrit.
Ne bisede ka nderhyre Blogeri Olti Curri i cili i ka thene se jane shapka te reja te cilat i ka cuar stafi i kryeministrit, duke qene se edhe pandoflat ishin ne seri.
“Ti po thua qe shqiptaret s’kane para per te blere nje pale shapka?”- ka thene Juliani.
“Po S’kane”- ka thene Olti. Kete fraze Juliani e ka quajtur si nje ofendim ndaj shqiptarve dhe Olti ne anen tjeter i eshte kthyer qe ofendim po ben ai qe po perdor kete fraze.
Teksa Juliani ka treguar faktin se te demtuarit nga termeti kane mobiluar shtepite, Olti ka bere nje batute qe shkaktoi te qeshura ne studio: “shapkat nuk perfshihen tek mobilimi i shtepise, nuk ti sjell arkitekti.”
Nisur nga nje pale shapka ka vazhduar debati ku Juliani i ka kerkuar Oltit arsyen perse nuk e le te flase dhe qe ai te vazhdoj te mbroje klientin qe i ben PR por jo te nderhyje.
Sigurisht qe Olti i ka kthyer pergjigje me mjaft sportivitet.
Kuptohet qarte kush eshte klienti jot dhe po te le te flasesh per respekt te klientit tend”.- ka thene ai duke qeshur. Nepermjet kesaj nenkuptohet qe analisti eshte duke mbrojtur kryeministrin dhe strategjine e tij te PR.