Kryefjala Logo

Shpërthen bombola gazit ,3 të plagosur në Korçë!

5 Nëntor, 2021 | 1:22 pm

 

Ditën e sotme,data 05.11.2021, rreth orës 11:20, në Spitalin e Korçës kanë shkuar një grup personash me djegie trupore të rënda.

Është bërë e ditur se këta persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

Shtetasit F. L., rreth 63 vjeç, banues në fshatin Goskovë, K. B., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Voskop dhe shtetasja A. N., banuese në Voskopojë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para, rezulton se shtetasit e mësipërm (familjarë me njëri-tjetrin) kanë qenë në fshatin Voskopojë, në banesën e shtetases A. N., në momentin kur ka shërthyer bombola e gazit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Në vijim…

Të ngjashme