Shperndante droge me taxi, 52 vjecari nuk i bindet urdhrit per te ndaluar dhe perplas makinen e policise

2 vite më parë

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin “Taksisti”, duke arrestuar një 52-vjeçar, i cili shpërndante lëndë narkotike me taksi.

Në pranga ka rënë taksisti Luftar Hysa, i cili nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe gjatë tentativës për t’u larguar, ka goditur një nga mjetet e shërbimeve të Policisë.

lg.php.gif

lg.php.gif

Njoftimi i policisë:

lg.php.gif

lg.php.gif

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë së paligjshme në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 10.2 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Vihet në pranga drejtuesi i mjetit taksi që po transportonte lëndën narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi disaditor, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Taksisti”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

L.H., 52 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

lg.php.gif

lg.php.gif

lg.php.gif

Shërbimet e Policisë, mbi bazën e informacionëve të disponuara se me një mjet taksi po transportohej lëndë narkotike, kanë organizuar punën dhe në Milot, kanë identifikuar mjetin dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar. Drejtuesi i mjetit, gjatë tentativës për t’u larguar, ka goditur një nga mjetet e shërbimeve të Policisë.

lg.php.gif

lg.php.gif

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në automjetin tip “Benz” që shërbente si taksi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10.2 kg lëndë narkotike e dyshuar canabis sativa.

lg.php.gif

Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

lg.php.gif

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të ngjashme