Shpërdoruan detyrën gjatë kontrolleve në terren, arrestohet punonjësi i AKU, detyrim paraqitje për 33-vjeçaren

Një inspektor i AKU-së në Fier, ka rënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për ‘shpërdorim detyre’. Burime zyrtare bënë me dije se u arrestua Mirel Koçi, 48 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave” .

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 18.11.2021 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumentave”.

Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, masë ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumentave” për shtetasen D. S., 33 vjeçe, banuese në Fier.

Të dy këta shtetas, me detyrë inspektorë terreni pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Dega Rajonale e Qarkut Fier, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me veprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën gjatë kontrollit të ushtruar në datat 13.09.2021 dhe 14.09.2021 në subjektin e shtetasit E. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Previous articleI shpëtuan mrekullisht flakëve, çifti shqiptar mes 7 të mbijetuarve të tragjedisë në Bullgari
Next articleSkandal!Mësuesja në Tiranë pranon se ka kryer marrëdhënie intime me nxënësin, denoncon pasi u shantazhua