Lajme nga vendi
Shoku tha në emision live se pas 17-vjeçarit kishte ndërruar jetë edhe babai i tij, përgënjeshtrohet lajmi
23 Shkurt, 2021 | 10:57 pm
Sot në emisionin “Shqipëria Live” ishte i ftuar Xhuliano Mata, miku i të ndjerit, Qamil Seiti, 18 vjeçarit nga Memaliaj që humbi betejën me Covid-19.
Xhuliano informoi se kishte ndërruar jetë edhe Lefter Seiti, babai i Qamilit që ishte në gjendje kritike. Nisur nga afrimiteti i djalit me familjen e Seitit dhe vetë të ndjerin, mediat e dhanë lajmin pa e verifikuar.
Por rezultoi se lajmi ishte i pavërtetë. Familja Seiti informon se Lefter Seiti po vijon betejën me virusin e pabesë në një nga spitalet e Tiranës.