Kryefjala Logo

Shoferja në Tiranë humb kontrollin e makinës,përplas këmbësorin dhe çiklistin

7 Nëntor, 2021 | 2:48 pm

 

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Hoxha Tahsim” në Tiranë. Një automjet me drejtuese Xh. N., 26 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përplasur një këmbësor dhe një çiklist.

Ata janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Sot, rreth orës 11:50, në rrugën Hoxha Tahsim, Tiranë, një automjet me drejtuese shtetasen Xh. N., 26 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka aksidentuar duke lënë të dëmtuar një çiklist dhe një këmbësor, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme