Shkoi në shtëpi i dehur dhe dhunoi babain, pranga për 34-vjeçarin në Elbasan

1 vit më parë

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 34-vjeçar, i akuzuar për “dhunë në familje”.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se shtetasi M. P., 34 vjeç, nën efektin e alkoolit, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi M. P., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi në banesë, në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të dhunës dhe ndalimi i 34-vjeçarit, i cili u kap në tentativë për t’u larguar me një mjet që e drejtonte në gjendje të dehur.

Gjithashtu, nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

R. K., 30 dhe R. H., 47 vjeç, banues në Elbasan, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetet, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme