Lajme nga vendi
Shkodër – rrihen dy vëllezër me sende të forta, njëri prej tyre u qëllua me pistoletë
8 Shtator, 2021 | 10:41 am
Dy persona janë plagosur gjatë mëngjesit të sotëm në Fshat të Ri në Shkodër. Të plagosurit janë vëllezër dhe sipas informacioneve paraprake janë vëllezër dhe janë konfliktuar me persona të tjerë për motive pronësie.
Personat kanë rrahur me sende të forta 34 vjeçarin, Lad Gruda dhe gjatë kësaj kohe ka ndërhyre vëllai i tij, Ilir Gruda 41 vjeç, ky I fundit pasi tentoi të ndihmojë vëllain është qëlluar me pistoletë nga Xhevahir Fikaj.
Fatmirësisht të dy vëllezrit ndodhen jashtë rreziku për jetën teksa janë trasnportuar me urgjencë për në spital.
Policia Shkodër
Më datë 08.09.2021, rreth orës 09:15 në Fshatin e Ri, Njësia Administrative Rrethinat, Shkodër, gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi Lad Gruda, 34 vjeç.
Konflikti është përshkallëzuar më tej ku shtetasi Xh.F, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Ilir Gruda, 41 vjeç, vëllain e 34 vjeçarit, të cilët janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.