Lajme nga vendi
Shkodër: Qëllohet me 2 plumba ish-kryetari i PS
4 Shtator, 2021 | 11:33 am
Një 54 vjeçar është qëlluar mëngjesin e sotëm me armë zjarri. Nikolin Huba ka marrë dy plumba në trup duke u plagosur dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Shkaqet dhe rrethanat nuk janë zbardhur ende teksa policia po punon për krehjen e zonës.
Nikolin Huba njihet dhe si kryetari i Partisë Socialiste në Vaun Dejës.
Informacioni paraprak nga Policia e Shkodrës
Më datë 04.09.2021, rreth 10:15, në afërsi të shkollës Pyjore, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën shtetasi N. H., 54 vjeç, banues Vau Dejës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimine Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.