Lajme nga vendi
Shkatërroi portën hyrëse të gjirit të “Kokomesë”, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë, procedohen penalisht 4 të tjerë
28 Nëntor, 2021 | 5:12 pm
Policia e Vlorës ka vendosur në pranga 1 person, si dhe ka proceduar penalisht 4 të tjerë.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se shtetasi G. P., 41 vjeç ka shkatërruar portën hyrëse më gjirin e “Kakomesë” dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë private. Ndërsa 4 persona të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.
Postimi i Policisë:
Dvp Vlorë/ Vihet në prangat e policisë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u procedua penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, shtetasi F.H., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë, bënë ndalimin për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, e shtetasit G.P.,41 vjeç,banues në Nivicë, Himarë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor, sepse ka shkatërruar portën hyrëse në gjirin e “Kakomesë”, dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë private.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.