Kryefjala Logo

Shkarkohet vetëm pas 4 muajsh në detyrë drejtoresha e Kadastrës në Durrës, reagimi ish-kryeministri Berisha në 1 qershor për këtë kadastër

30 Gusht, 2021 | 2:03 pm

Shkarkohet nga detyra si drejtoreshë e Kadastrës së Durrësit, pas 4 muajsh e emëruar në këtë post, Viola Hima. Ende nuk ka një informacion të konfirmuar zyrtar për shkaqet e këtij largimi të drejtoreshës. Puna si drejtoreshë e Kadastrës së Durrësit kishte ardhu pas emërimit në atë të Vlorës, ku puna e saj nuk zgjati më shumë se 4 ditë pasi u largua.
Përflitet se drejtoresha, tashmë e shkarkuar ka pasur konflikte me deputetin socialist Rrahman Rraja dhe se ky i fundit nuk e ka lejuar të futet në zyrë. Aktualisht zëvendësuesja e zonjë Hima do të jetë Rajmonda Dashi.

Ish-kryeministri vendit, në 1 qershor të këtij viti ka folur për këtë kadastër dhe konfliktim me deputetin socialist Sali Berisha në një status në Facebook:
“Kronike e narkoshtetit te vetem ne Europe!
Rahman Rraja nuk lejon drejtoreshen e hipotekes te hyje ne zyre!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb
Rrahman Rraja deputeti i zones nuk ka lejuar dretoreshen e hipotekes qe sapo eshte emeruar, Rajmonda Dashi te futet ne zyra. Sipas informacioneve shkak eshte bere largimi nga puna i drejtorit te meparshem Luan Minja. Ish-drejtori benjamin i deputetit eshte kallzuar me pare prane prokurorise rrethit Kruje per shperdorim detyre.”

Të ngjashme