Kryefjala Logo

Shkaktoi terror dhe plagosi besimtaret ne xhami, lirohet nga qelia 34 vjecari ne Tirane

26 Korrik, 2021 | 10:50 am

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për Rudolf Nikollën, 34 vjeçarin që muaj më parë u fut me thikë në Xhaminë “Dine Hoxha, dhe plagosi lehtë disa besimtarë. Ai u neutralizua nga persona të tjerë që ndodheshin aty dhe çështjen e mori në dorë Anti-Terrori.

Sipas Newsbomb, Prokurori Hysni Mulaj ka pushuar çështjen në fjalë dhe pritet t’i kërkoj gjykatës lirimin e Rudolf Nikollajt, i cili ishte lënë nën masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Në fund të hetimeve, akuza ka caktuar masën “mjekim i detyruar në një institucion mjekësor” për Nikollën. Sipas prokurorit Mulaj, i akuzuari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe plotëson kriteret diagnostike për çrregullim psikotik të paspecifikuar.

Të ngjashme