Lajme nga vendi
Shkaktoi panik duke bërë shaka: “Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, arrestohet 18 vjecari në Durrës
2 vite më parë


Tërmetet e 21 shtatori dhe 26 nëntorit të vitit 2019, lanë një “shenjë” në memorien e cdo shqiptari dhe vecanërisht tek populli durrsak, ku dhe humbjet ishin më të mëdha. Në tërmetin e nëntorit humbën jetën 51 persona si pasojë e shembjeve të pallateve dhe netët që pasuan tërmetin ishin të mbushura me panik dhe njerëz që flinin rrugëve të Tiranës dhe Durrësit.
Për shumë njerëz detajet e asaj nate dhjetori janë të freskëta e për disa ende të frikshme. Ditën e djeshme policia njofton se është arrestuar shtetasi G.A,. 18 vjeç, ky i fundit me një artopolant në dorë ka bërë thirrje se po bie tërmet duke thënë ekzaktësiht “Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”.
Thirrja e bërë ka ngjallur panik tek qytetarët, duke bërë që të njoftohet policia për këtë ngjarje. 18 vjecari do të përballet me akuzën “Përhapje e informative të rreme që ngjallin panik”. Nuk është hera e parë që policia kryen një arrestim, në muajin shtator fill pas tërmetit të parë, një gazetar I një portali në kryeqytet u shoqërua në polici pasi publikoi një lajm ku lajmërohej orari ekzakt dhe sesa ballë do të binte një tërmet. Lajmi asokohe shkaktoi kaos dhe trafik nëpër Durrës dhe Tiranë.
Njoftimi i Plotë i Policisë
“Më datë 19.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik” për shtetasin G. A., 18 vjeç, pasi në Golem, u kap në flagrancë duke bërë thirrje me altoparlant “Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, duke ngjallur panik tek banorët.”, thuhet në njoftimin e policisë.